Vardy dhe Kane shënuan për Anglinë, por kjo foto tregon ku ndodheshin ata para tre vitesh (FOTO)

Jamie Vardy dhe Harry Kane janë dy sulmuesit anglezë që kanë shpërthyer kohëve të fundit.

Sport

23/05/2016 20:30

Kane dhe Vardy shënuan në fitoren 2:1 të Anglisë ndaj Turqisë në miqësore.

Që të dy sulmuesit e siguruan vendin në Kombëtare pas një sezoni fantastik më skuadrat e tyre, Leicester dhe Tottenham.

Kane i shënoi 25 gola në Premierligë me Tottenham, ndërsa Vardy një më pak për Leicesterin.

Por historia e tyre si futbollist nuk është se ka qenë gjithmonë e përcjellur me suksese.

Që të dy para tri vitesh ndodheshin në bankën rezervë të Leicesterit, kur “Dhelprat” bënin gara në Championship.