Vardy dhe gruaja e tij në ‘rrezik për jetë’

Jamie Vardy dhe gruaja e tij janë duke u ballafaquar me kërcënime me vdekje.

Sport

21/03/2017 12:44

“Sky Sports” raporton se Leicester City i ka ofruar sulmuesit Jamie Vardy dhe familjes së tij siguri shtesë pasi ata janë kërcënuar me vdekje pas shkarkimit të Claudio Ranierit nga posti i menaxherit.

Sulmuesi anglez ka njoftuar se gruaja e tij Rebekah ishte ndalur derisa ishte në veturë së bashku me fëmijët dhe ka marrë kërcënime “çdo javë”, përcjell “lajmi.net”.

Vardy ishte përmendur si një prej futbollistëve që kishte kërkuar shkarkimin e Ranierit.

Por, reprezentuesi anglez ka insistuar se nuk ka të bëjë asgjë me largimin e italianit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6