Varane synon triumfin me Francën, në EURO 2020

Mbrojtësi i Real Madrid, Raphaël Varane ka thënë se dëshiron ta përsëris suksesin me kombëtaren, por herën tjetër në Kampionatin Evropian.

Sport

28/12/2018 20:33

Ai ka thënë se është në dijeni që një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, mirëpo është shprehur se i dashuron sfidat.

“Nuk është gabim që në futboll të jesh ambicioz. Ne mund të fitojmë (EURO2020) edhe pse do të jetë e vështirë” ka thënë Varane për “Voix du NorD”, transmeton lajmi.net.

“Ka shumë pritshmëri për ne, gjë që kemi parë në ndeshjet e fundit miqësore dhe në ato të Ligës së Kombeve” ka thënë tutje ai.

“Nuk mund ta fshehim dhe e dimë se skuadrat që kanë luajtur kundër nesh, kanë qenë të motivuara. Por jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të mbërritur deri tek ai sukses” ka thënë ndër të tjerash Varane.

Kujtojmë se Franca u shpall Kampione e Botës pasi e mposhti Kroacinë në finale, me rezultatin 4:2. /Lajmi.net/