Varane: Nuk e kam tallur Ronaldon

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka thënë se nuk e ka tallur Ronaldon, për fitoren e Francës ndaj Portugalisë, në miqësoren që u zhvillua në muajin e fundit.

Sport

11/11/2014 23:16

Raphael Varane ka thënë se ai dhe Karim Benzema nuk e kanë tallur Ronaldon, për humbjen që ai pësoi kundër Francës, në miqësoren që u zhvilluar gjatë muajit të fundit.

“Unë dhe Benzema kemi qenë të sjellshëm me Ronaldon që nga ndeshja”, tha Varane për të njohurën franceze, France Football.

“Ne kemi vendosur që të mos fusim kripë në plagën e tij, per vetëm sepse ishte një ndeshje miqësore, e jo sepse menduam se nuk mund ta tallnim”, përfundoi Varane.

Ai gjithashtu e ka lavdëruar Ronaldon, duke thënë se ai bën të pamundura në stërvitje vetëm për tu përmirësuar dhe është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur.