Varane drejt largimit nga Reali

Raphael Varane pritet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Mbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, prandaj po mendon që ta lë klubin nga Santiago Bernabeu.

Sport

14/07/2014 21:05

E ardhmja e Raphael Varane është gjithnjë e më larg Real Madridit. E përditshmja spanjolle ‘Marca’ shkruan se mbrojtësi francez mund të largohet nga Merengues gjatë kësaj vere.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk i ka dhënë hapësira sa duhet atij në Santiago Bernabeu, prandaj përfaqësuesi francez i ka bërë valixhet gati.

Në rast se trajneri italian nuk i garanton vend titullari për sezonin që vjen, Varane do t’i thotë lamtumirë kampionit evropian.

Futbollisti, i cili konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të sigurt në botë, e që ishte lojtari i preferuar i Jose Mourinhos, ishte pjesë e Francës në Botërorin e Brazilit.