VAR-i në Botëror, lajm shumë i keq për Ramosin

"A do të ndalë VAR-i terrorin e Ramos?", pyesin mediat angleze.

Sport

13/06/2018 16:45

Inkuadrimi i VAR-it mund të jetë një lajm i keq për Sergio Ramos.

Kapiteni i Real Madridit shpesh herë ka bërë gjeste jo-sportive me dinakëri, duke i lënduar rivalët dhe duke mos u sanksionuar nga gjyqtarët, përcjellë “Lajmi.net”.

Diçka të tillë bëri edhe në finalen ndaj Liverpoolit, ku goditi me bërryl portierin Loris Karius.

“A do të ndalë VAR-i terrorin e Ramos?”, pyesin mediat angleze. /Lajmi.net/