Vanhoute: Nuk ka zgjedhje më 24 prill në Maqedoni

​Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Twitter’ negociatori belg Vanhoute thotë se: ‘Dorëzohem, nuk ka zgjedhje më 24 prill’. Ai thotë se e gjithë çështja qëndron në efikasitetin e bisedimeve.

Lajme

21/02/2016 13:20

Vanhoute bën me dije se vetëm qeveria teknike është ajo që duhet të organizojë zgjedhjet dhe ka rolin vendimtarë derisa sipas tij, sot parlamenti në një seancë maratonike duhet të ndryshojë dhe aprovojë 74 ligje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja fer dhe demokratike.

”Është këtu vetëm qeveria teknike e cila duhet të organizojë zgjedhjet dhe ka rolin vendimtarë në të. Parlamenti në një seancë plenare të nesërmen do të diskutojë dhe aprovojë 74 ligje. Jam i impresionuar, nuk e dija se mbajtja e zgjedhjeve dhe organizimi i tyre kërkon kaq shumë ndryshime ligjesh”, kështu ka shkruar Peter Vanhoute.