Van Persie rikthehet në Arsenal?

Arsenali spekulohet se do të rikthejë sulmuesin Robin van Persie në klub gjatë afatit kalimtar të verës. Golgeteri holandez inspiroi Manchester Unitedin drejt titullit të kampionit në Premierligë në stinorin e tij të parë në Old Trafford, edicionin e shkuar, pasi Arsene Wenger vendosi ta shiste tek skuadra rivale, në transferim me vlerë prej 24…

Sport

02/02/2014 10:19

Arsenali spekulohet se do të rikthejë sulmuesin Robin van Persie në klub gjatë afatit kalimtar të verës.

Golgeteri holandez inspiroi Manchester Unitedin drejt titullit të kampionit në Premierligë në stinorin e tij të parë në Old Trafford, edicionin e shkuar, pasi Arsene Wenger vendosi ta shiste tek skuadra rivale, në transferim me vlerë prej 24 milionë funtesh, më 2012.

Mirëpo, Sipas Daily Mail, Wenger është i interesuar për rikthimin e Van Persiet në Emirates pasi edhe vetë futbollisti nuk e ka përjashtuar mundësinë e lëvizjes prapa.

Tashmë një kohë të gjatë raportohet se 30-vjeçari është i pakënaqur në Old Trafford këtë sezon, dhe nuk ka marrëdhënie të mira me menaxherin e ri David Moyes.

Dhe, thuhet se strategu skocez mund të vendos për shitjen e holandezit gjatë verës përderisa Wayne Rooney e konfirmon të ardhmen e tij në klub.

Wengerit zakonisht nuk i pëlqejnë rikthimet e futbollistëve në moshë por do të bënte një përjashtim tek Van Persie i cili mund të kushtojë vetëm 15 milionë funte.