Van Persie po kthehet

Robin Van Persie po kthehet. Menaxheri David Moyes ka konfirmuar se sulmuesi holandez mund të rikthehet në fushën e blertë që nga java e ardhshme, për pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

18/04/2014 22:14

Robin van Persie është në prag të rikthimit nga lëndimi. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes, sipas së cilit, sulmuesi holandez është më mirë dhe mund të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

“Robin po përmirësohet. E dinim se do të mbetej jashtë për 4-6 javë, kusht u që nuk jemi shumë të preokupuar”, deklaroi fillimisht ish trajneri i Evertonit.

“Besoj shumë në stafin tonë mjekësor, i cili po e bën maksimumin për ta rikthyer atë në formën më të mirë javën tjetër dhe besoj se mund t’ju jap më shumë hollësi rreth kohës së rikthimit të tij”, vazhdoi Moyes.

Sa i përket Fellainit, ai konfirmon se gjatë javës ka ushtruar dhe se do të jetë i gatshëm për duelin e së dielës ndaj ish skuadrës së tij, Everton.