Van Persie nuk pason me Rooneyn

Ata duhet të jenë dyshja sulmuese që do të nisë ringjalljen e stinorit dëshpërues të Manchester Unitedit, por bazuar në statistika Wayne Rooney dhe Robin van Persie kanë ende punë për të bërë, para se të përmirësojnë bashkëpunimin e tyre. Sipas magazinës FourFourTwo, Van Persie bëri vetëm tri pasime me Rooneyn gjatë humbjes 2:1 nga…

Sport

03/02/2014 14:40

Ata duhet të jenë dyshja sulmuese që do të nisë ringjalljen e stinorit dëshpërues të Manchester Unitedit, por bazuar në statistika Wayne Rooney dhe Robin van Persie kanë ende punë për të bërë, para se të përmirësojnë bashkëpunimin e tyre.

Sipas magazinës FourFourTwo, Van Persie bëri vetëm tri pasime me Rooneyn gjatë humbjes 2:1 nga Stoke City të shtunën, në kuadër të Premierligës, të gjitha në mesin e fushës, në nismën e lojës.

Kjo ishte hera e parë që Van Persie, Rooney dhe përforcimi i ri Juan Mata e nisën një ballafaqim si titullarë, dhe pavarësisht parashikimeve të mëdha ata ishin të pafuqishëm të parandalojnë humbjen e tetë këtë edicion për skuadrën e menaxherit David Moyes.

Van Persie së paku shënoi një gol, por statistikat dëshmojnë se bashkëpunimi i tij me Rooneyn duhet të përmirësohet.