Van Persie në shitje

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është duke konsideruar mundësinë e shitjes së sulmuesit Robin van Persie, në fund të këtij sezoni, pasi është i pakënaqur me qëndrimin e holandezit. Van Persie, i cili po ashtu besohet se është duke shqyrtuar të ardhmen e tij në Old Trafford, ka dështuar të shfaq formën e tij…

Sport

05/03/2014 09:13

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është duke konsideruar mundësinë e shitjes së sulmuesit Robin van Persie, në fund të këtij sezoni, pasi është i pakënaqur me qëndrimin e holandezit.

Van Persie, i cili po ashtu besohet se është duke shqyrtuar të ardhmen e tij në Old Trafford, ka dështuar të shfaq formën e tij më të mirë pas emërimit të Moyesit në detyrë në fillim të sezonit.

Dhe, pas spekulimeve rreth rikthimit të holandezit tek ish skuadra e tij Arsenal, tabloidët britanikë kanë publikuar lajmin se United mund të jetë i interesuar të lejojë largimin e Van Persiet, gjatë afatit kalimtar të verës.

Moyes thuhet se është i pakënaqur me komentet e bëra nga sulmuesi që kritikoi qasjen në lojën e Unitedit, pas humbjes 2:0 në udhëtim te Olympiacos në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Moyes dhe Van Persie pritet të takohen në fund të sezonit për të diskutuar të ardhmen.