Van Persie në Inter? Vetëm spekulime

Pronari i Interit, Erick Thohir, ka mohuar njoftimet se klubi italian do të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Robin van Persie.

Sport

05/12/2014 13:38

Pronari i Interit, Erick Thohir, ka mohuar njoftimet se klubi italian është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Robin van Persie.

Së fundmi, qarkulluan njoftime se Nerazzurrët planifikojnë të bëjnë përpjekje për blerjen e holandezit nga Old Trafford.

Mirëpo, Thohir ka insistuar se klubi i tij nuk është i interesuar për Van Persien.

“Janë vetëm spekulime të gazetarëve”, deklaroi Thohir, raporton “Mediaset”.