Van Persie mungon ndaj Swanseat

Robin van Persie do të jetë mungesa më e madhe e Manchester Unitedit në duelin e së shtunës ndaj Swansea Cityt, në hapje të sezonit të ri të Premierligës. Sulmuesi holandez nuk është ende i gatshëm për lojë.

Sport

15/08/2014 19:58

Robin van Persie nuk ka shanse të luajë për Manchester United kundër Swansea Cityt të shtunën, ka njoftuar menaxheri i Djajve të Kuq, Louis van Gaal.

Sulmuesi u rikthye në fazën përgatitore me vonesë, pasi shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit.

I pyetur nëse Van Persie është i gatshëm për të luajtur të shtunën, Van Gaal tha: “Nuk ka shanse. Ai duhet të ushtrojë”, deklaroi ish selektori i Holandës.

“Robin dëshiron të luajë në çdo ndeshje, e di këtë, por njëjtë duan edhe 30 lojtarët tjerë. Mirëpo, lojtarët duhet të ushtrojnë dhe Robin ka nevojë për përgatitje të mirë, para se të luajë”, vazhdoi ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut.