Van Persie, kapiteni i Van Gaalit

Robin van Persie do të jetë kapiten i Manchester Unitedit sezonin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i ardhshëm i ‘Djajve të Kuq’, Louis van Gaal.

Sport

19/05/2014 11:29

Menaxheri i ardhshëm i Manchester United, Louis van Gaal e ka bërë të qartë se Robin van Persie do ta bart shiritin e kapitenit, kur holandezi ta marrë në dorë ekipin nga Old Traffordi.

Sulmuesi ka qenë kapiten i Holandës qe një vit e gjysmë dhe ka demonstruar autoritet, ndërsa shënoi gol në barazimin 1:1 ndaj Ekuadorit në fillim të kësaj jave.

“Ai është kapiteni im. Ai është golashënuesi im qe një vit e gjysmë që ka luajtur nën drejtimin tim”, deklaroi fillimisht Van Gaal.

“Ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëvve tek Holanda, është lojtar fantastik dhe, edhe pse u kthye nga një lëndim i rëndë, shënoi gol fantastik dhe të pabesueshëm”.

“Isha i kënaqur me paraqitjen e tij, por ai është gjithashtu një kapiten fantastik. Mendoj se ju gjithmonë e vendosni një kapiten kur keni moral dhe filozofi të njëjtë”.

“Jo vetëm rreth futbollit dhe taktikave dhe atyre që ndodhin në fushë, por edhe në jetë. Mendoj se është mjaft e rëndësishme kjo dhe besoj se Van Persie e Van Gaal e ndajnë të njëjtën filozofi”, vazhdoi Van Gaal, i cili mund të emërohet trajner i Unitedit në ditët në vazhdim.