Van Persie: Carrick e bëri dallimin ndaj Liverpoolit

Sulmuesi i Manchester United, Robin Van Persie ka thënë se ishte Michael Carrick ai qe ka bërë dallimin në ndeshjen e sotme kundër Liverpoolit.

Sport

14/12/2014 17:59

Van Persie beson se paraqitja fenomenale e Carrickut në qendrën e mbrojtjes të Manchesterit, ishte çelësi i suksesit në fitoren kundër Liverpoolit.

“Unë mendoj se Carrick sot ka bërë një diferencë të madhe në këtë takim”, tha Van Persie për Sky Sports.

“Ai ka besim shumë të madh te topi. Jones gjithashtu luajti shumë mirë, të gjithë mbrojtësit kanë luajtur mirë”.

“Ata ishin shumë të qetë sot”, përfundoi sulmuesi holandez deklaratën e tij pas takimit.