Van Persie befason tifozët me klubin e ri

Robin van Persie planifikon rikthimin te ish skuadra e tij, Feyenoord.

Sport

06/01/2018 13:03

Robin Van Persie mund të nisë një aventurë të re larg Turqisë. Sipas mediave, holandezi mendon rikthimin te Feyenoord, skuadër me të cilën është aktivizuar në vitiet 2001-2004.

34-vjeçari kontrata e të cilit me Fenerbahcen skadon në Qershor të 2018, ka nisur tratativat me drejtuesit e klubit turk për ta prishur në mënyrë konsensuale kontratën, pasi dëshiron rikthimin në Holandë që gjatë merkatos së Janarit.

Van Persie është pjesë e Fenerbahces që nga viti 2015, kur u transferua nga anglezët e Manchester United.