Van Persie + 75 milionë euro = Pogba

Manchester United është i gatshëm të paguajë 75 milionë euro dhe të ofrojë sulmuesin Robin van Persie, për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Sport

10/04/2015 20:06

Manchester United është duke përgatitur një mega-ofertë për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, Red Devils dëshirojnë rikthimin e Pogbas dhe janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro si dhe të ofrojnë sulmuesin Robin van Persie për transferimin e tij.

Pogba pritet të largohet nga Juventus pas përfundimit të këtij sezoni.

Ylli francez kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Barcelona.