Van Gaal, zyrtarisht trajner i Unitedit

Louis van Gaal është zgjedhur edhe zyrtarisht trajner i ri i Manchester Unitedit. Holandezi e ka nënshkruar kontratën trevjeçare dhe do t’i drejtojë ‘Djajtë e Kuq’ pas Botërorit.

Sport

19/05/2014 17:32

Tashmë është zyrtare: Louis Vann Gaal është trajner i ri i Manchester Unitedit.

Përzgjedhësi aktual i Holandës do ta nis aventurën tek ‘Djajtë e Kuq’ menjëherë pas përfundimit të Botërorit.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin nga Old Traffordi, deri në qershor të vitit 2017.

Ryan Giggs, i cili e kishte zëvendësuar përkohësisht të shkarkuarin David Moyes, do të mbetet si ndihmës i holandezit.

Gjithashtu, Van Gaal do të ndihmohet edhe nga Frans Hoek e Marcel Bout.