Van Gaal sulmon Guardiolën

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal i është kundërpërgjigjur Pep Guardiolës, i cili ka thënë se Djajtë nuk kanë para për të blerë ndonjë yll të skuadrës së bavarezëve.

Sport

21/09/2014 10:38

Për më shumë, Pep ka kritikuar mënyrën sesi janë duke vepruar drejtuesit e Manchesterit, të cilët kanë shpenzuar shumë para për të transferuar lojtarë gjatë kësaj vere.

Thomas Muller, Arjen Robben, Franck Ribery janë vetëm disa nga yjet për të cilët Guardiola ka thënë se Manchester nuk ka para për ti blerë.

“Unë mendoj se me secilin lojtar që kam biseduar ka dëshiruar të luaj për Manchesterin. Është një gjë e pabesueshme, pasi ne nuk jemi këtë sezon në Ligën e Kampionëve, mirëpo lojtarët po vijnë dhe dëshirojnë të vijnë këtu”.

“Kjo gjë më befason mua, pasi këto ndodhin vetëm te një klub i madh. Lojtarët besojnë te projekti që e kemi filluar ne”, tha Van Gaal.