‘Van Gaal po e shkatërron Man Utd’

Ikona e futbollit bullgar, Hristo Stoichkov ka deklaruar se Louis Van Gaal po e shkatërron Manchester United.

Sport

11/08/2015 09:41

Sipas tij trajneri holandez e shkatërroi edhe Barcelonën dhe ai sugjeron Pedron që të mos transferohet në Old Trafford.

”Unë kurrë nuk do të luaja nën drejtimin e Van Gaal. Ai është mediokër”

”Ai shkatërroi Barcelonën dhe tani po shkatërron edhe Manchester United. Ajo çfarë ai bëri me Valdes tregon se është person i keq dhe shpresoj që Pedro më dëgjon mua dhe nuk transferohet atje”, tha Stoichkov.