Van Gaal pasardhës i Moyesit?

E ardhmja e David Moyes në bankinën e Manchester Unitedit nuk është e sigurt. Ish trajneri i Evertonit nuk i ka përmbushur pritshmëritë në Old Trafford dhe ai mund të largohet në fund të sezonit. Sipas tabloidit britanik Mirror, ish trajneri i Evertonit mund të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ në fund të sezonit, ndërsa…

Sport

02/03/2014 11:00

E ardhmja e David Moyes në bankinën e Manchester Unitedit nuk është e sigurt. Ish trajneri i Evertonit nuk i ka përmbushur pritshmëritë në Old Trafford dhe ai mund të largohet në fund të sezonit.

Sipas tabloidit britanik Mirror, ish trajneri i Evertonit mund të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ në fund të sezonit, ndërsa bankina e gjigantit britanik mund t’i besohet një dysheje ëndrrash holandeze.

Po flasim për Louis van Gaal e Frank de Boer, që duken si tandemi i duhur për ta këndellur ekipin më të trofeshëm anglez.

Pas pensionimit të legjendarit Sir Alex Ferguson, Moyes shihej si menaxheri ideal për ta zëvendësuar skocezin.

Por, ky i fundit nuk po arrin assesi ta komponojë një ekip me mentalitet fitues. Aktualisht, ‘Djajtë e Kuq’ gjenden në pozitën e shtatë me 45 pikë të grumbulluara, me pak gjasa për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, në Ligën e Kampionëve, Adnan Januzaj me shokë humbën nga Olympiakosi 2:0, në ndeshjen e parë të së tetës së finales.