Van Gaal ndalon celularët

Louis van Gaal ka filluar të tregojë ashpërsinë e tij në Manchester United. Menaxheri i ri i ka ndaluar futbollistëve përdorimin e celularit para ndeshjeve.

Sport

03/09/2014 12:48

Menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, me vetëm dy pikë nga tri ndeshjet e para të Premierligës.

Për këtë arsye, strategu holandez ka vendosur të përfshijë rregulla të reja të sjelljes së futbollistëve, me shpresë të arrijë tek rezultatet e kërkuara.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, në mesin e rregullave më të çuditshme të Van Gaal është ndalesa e përdorimit të celularit para ndeshjeve, si dhe ardhja e saktë në drekën para ndeshjes, përndryshe do të ballafaqohen me gjoba.

Shkurt dhe thjeshtë.