Van Gaal: Kjo që ia bëra Unitedit ishte idiotësi

“Do të kishte qenë fantastike nëse do të isha bërë trajneri i Belgjikës. Por isha aq i zemëruar dhe hakmarrës ndaj Junajtid sa e refuzova. E di, ishte një idiotësi, sepse vlerat sportive duhet gjithnjë të mbizotërojnë. Por kështu i pashë gjërat atëherë".

Sport

16/01/2018 20:06

Luis van Galit vazhdon të mos i dalë inati me Mançester Junajtid për shkarkimin e tij.

Trajneri holandez i ka quajtur një klub të keq dhe të ulët dhe prej mllefit ndaj tyre, ai refuzoi edhe stolin e Belgjikës në mënyrë që të përfitonte dëmshpërblimin prej shkarkimit të tij.

66- vjeçari u shkarkua nga “Old Trafford”, pasi fitoi Kupën FA në 2016 dhe iu ofrua stoli i kombëtares belge përpara se të ulej ish-tekniku i Evertonit, Roberto Martinez:

“Do të kishte qenë fantastike nëse do të isha bërë trajneri i Belgjikës. Por isha aq i zemëruar dhe hakmarrës ndaj Junajtid sa e refuzova. E di, ishte një idiotësi, sepse vlerat sportive duhet gjithnjë të mbizotërojnë. Por kështu i pashë gjërat atëherë”.

“Nuk kishte lidhje me paratë, por ishte një veprim hakmarrjeje. Shkova instinktivisht, jo racionalist. Mënyra sesi Junajtid më trajtoi ishte e tmerrshme. Ata u treguan të këqij dhe të ulët”.