Van Gaal i frustuar me kalendarin e ndeshjeve

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal është shprehur shumë i frustuar me orarin e ngjeshur të ndeshjeve të Premier Ligës, sidomos gjatë festave të fundvitit.

Sport

01/12/2014 10:54

Van Gaal ka thënë se nuk është i lumtur me orarin e ndeshjeve të Premier Ligës, duke shtuar se pavarësisht kësaj, ai nuk mund të ndryshoj asgjë.

“Unë nuk jam i lumtur por nuk mund të ndryshoj asgjë”, tha Van Gaal për të përditshmen angleze, Daily Mail.

“Nuk është një gjë e mirë për lojtarët që të luajnë ndeshje pas dy ditëve. Nuk duhet të jetë kështu”.

“Ne gjithashtu kemi familje. Unë kam një grua, fëmijë dhe nipër të cilët nuk mund ti shoh për krishtlindje. Sidoqoftë, unë dua të punoj në Premier Ligë dhe duhet të adaptohem me këtë gjë”, përfundoi trajneri holandez.