Van Gaal fiton miliona funte pas shkarkimit

Manchester United është e detyruar t’i paguajë dëmshpërblim Louis van Gaalit, pas shkarkimit nga pozita e menaxherit të skuadrës.

Sport

23/05/2016 19:16

Louis van Gaal do t’i përfitojë 4.5 milionë funte dëmshpërblim, pas shkarkimit nga Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i The Times, Matt Hughes, përcjell Lajmi.net.

Holandezi gjithashtu do t’i arkëtojë edhe 400 mijë funte tjera bonus, pas triumfit në FA Cup.