“Van Dijk mund të jetë Cantona i Liverpool”

Qendër mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, është në momentin më të mirë të karrierës së tij.

Sport

02/02/2019 18:31

Holandezi është kthyer në liderin e mbrojtjes së Liverpool, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij dhe ka dhënë siguri në fazën e fundit të skuadrës.

Së fundmi, gjiganti i mbrojtjes është krahasuar me legjendën e Man Utd, Eric Cantona.

Ishte Paul Ince i cili tha se holandezi mund të jetë Cantona i Liverpool dhe pjesa kryesore për titullin e Premierligës.

“Kur ne morrëm Cantonan, ishte pjesa e fundit që na duhej për titullin” ka thënë Ince për “The Times”, transmeton lajmi.net.

Ince mendon se të njëjtin impakt ka pasur edhe Van Dijk tek skuadra e Liverpool, duke shtuar këtu edhe emrin e Alisson Becker.

Liverpool kanë pësuar vetëm një humbje në 24 ndeshjet e Premierligës këtë edicion. /Lajmi.net/