“Van Dijk ka bërë diferencen tek Liverpool”

Lidershipi i Virgil van Dijk, ka bërë një diferencë të madhe në mbrojtjen e Liverpool, bazuar në fjalët e bashkëlojtarit të tij tek skuadra dhe kombëtarja, Georginio Wijnaldum.

Sport

16/11/2018 16:14

Skuadra e Jurgen Klopp ka pësuar vetëm pesë herë në Premierligë gjatë këtij sezoni, që krahasuar me sezonin e kaluar që kishin pësuar 17 herë deri në këtë fazë të sezonit, është e jashtëzakonshme.

“Mendoj se Virgil ka bërë diferencë të madhe në vijën e fundit të mbrojtjes, sepse ai është një mbrojtës fenomenal. Ai gjithashtu di të mbrohet mirë në ndërprerje”, ka thënë Wijnaldum për uebfaqën zyrtare të Liverpool, transmeton lajmi.net.

“Ai është një lider që jo vetëm përmirëson vetën e tij por edhe bashkëlojtarët e tij” ka vazhduar ai.

Mbrojtësi holandez u transferua tek Liverpool gjatë janarit, për shumën e 80 milionë eurove, nga skuadra e Southampton. /Lajmi.net/