Van Dijk i qetë: Nuk kemi panikë nga Man City

Manchester City mbrëmë i ka shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Liverpool, në edicionin 2018/19 të Premierligës.

Sport

04/01/2019 16:15

Me këtë fitore, skuadra e Pep Guardiolas e ka ngushtuar në katër pikë diferencën më “The Reds”.

Por, i shqetësuar nga kjo humbje nuk duket të jetë mbrojtësi holandez i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Ai ka thënë se është i sigurt se skuadra e tij do të rikthehet furishëm dhe do të vazhdojë garën për titullin.

“E dinim se do të ishte një sezon i vështirë dhe do të ketë ngritje dhe rënie. E enjtja padyshim ishte rënie” ka thënë Van Dijk për “SkySports”, transmeton lajmi.net.

“Duhet të rikthehemi,  gjë për të cilën nuk kam dyshim që do ta bëjmë. Ishim të dëshpëruar që humbëm, mirëpo nuk kemi arsye për panikë” ka thënë ndër të tjerash holandezi.

Liverpool mbetet në krye të tabelës, mirëpo me një distancë diçka më të ngushtë, tashmë në vetëm katër pikë. /Lajmi.net/