Valverde zgjedh treshen e sulmit të Barcelonës për sezonin e ri

Barcelona do të luajë me formacion sulmues në sezonin e ri.

Sport

18/08/2018 13:42

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka rikthyer formacionin 4-3-3 gjatë ndeshjeve përgatitore për sezonin e ri.

Andaj, ai ka vendosur që ta aplikojë atë në fillimin e edicionit të ri sonte me duelin e parë në La Ligë ndaj Alavesit.

Luis Suarez dhe Lionel Messi janë të padiskutueshëm në sulmin e Barcelonës.

Kurse, Ousmane Dembele dhe Malcom janë në garë për ta kompletuar repartin sulmues të gjigantit katalan, shkruan “Marca”, përcjell “lajmi.net”.

Por, Dembele konsiderohet favorit ndaj Malcom pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit përfshirë golin e fitores në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillas. /Lajmi.net/