Valverde zgjedh përforcimin e ri të Barcelonës

Ernesto Valverde ka identifikuar një përforcim të ri te Barcelona.

Sport

11/09/2018 12:44

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde kërkon një mbrojtës të majtë.

“Mundo Deportivo” shkruan se strategu i gjigantit katalan kërkon transferimin e një mbrojtësi të majtë, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pas shitjes së Lucas Digne te Everton në gusht, Valverde kërkoi një mbulesë për Jordi Alban.

Mirëpo, në fund në ekip u promovuan nga Barcelona B, Juan Miranda dhe Marc Cucurella, përcjell “lajmi.net”.

Valverde pranoi rekomandimin por prapë nuk është i bindur se opsionet aktuale janë të mjaftueshme dhe dëshiron ta zgjidh problemin pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/