Valverde vendos për Rafinhan

Trajneri i Barcelonës, Enersto Valverde ka marrë vendim final për mesfushorin Rafinha.

Sport

18/08/2018 11:28

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka besim te mesfushori Rafinha.

I rikthyeri në klub pas huazimit në Inter kishte status të paqartë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, “Mundo Deportivo” shkruan se Valverde ka vendosur ta mbajë Rafinhan në ekip për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, Rafinha nuk ka frikë nga konkurrenca e fortë në skuadër dhe beson se mund ta bind Valverden se meriton të ketë hapësirë për lojë te ekipi kampion nga La Liga. /Lajmi.net/