Valverde tregon se a është Reali skuadër më e mirë se Barcelona

Për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, Real Madridi nuk është skuadër më e mirë se skuadra e tij.

Sport

15/08/2017 19:33

Spanjolli sot ka mbajtur konferencën para ndeshjes së kthimit me Real Madridin në ‘Santiago Bernebeu’.

Ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’, Reali e fitoi 3:1.

“Askush nuk mund të thotë se Real Madrid është skuadër më e mirë se ne”, deklaroi Valverde, duke folur për ndeshjen e kthimit.

Ai tutje ka kërkuar nga skuadra e tij, të jenë më të vëmendshëm dhe të bëjnë gjithçka për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë./Lajmi.net/