Valverde thotë se Suarez nuk do të luaj kundër Tottenham, Messi në dyshim

Barcelona do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, kundër Tottenham.

Sport

10/12/2018 20:01

Kjo ndeshje nuk do të ketë kurrfarë rëndësie për skuadrën katalunase, pasi që ata veçse kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.

Trajneri i Barcelonës ka paralajmëruar se për këtë ndeshje ai do të pushojë disa lojtarë.

“Sigurisht se do të ketë ndryshime. Lojtarët kanë nevojë për pushim dhe ne patëm një vikend të ngarkuar” ka thënë Valverde për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Tottenham do ta japin më të mirën në fushë, gjë që ne nuk jemi të detyruar ta bëjmë. Lojtarët janë paksa të lodhur, kështu që do ta llogarisë edhe këtë” ka thënë tutje trajneri.

“Pasi kemi luajtur pa Messin për disa ndeshje, nuk e di nëse kemi nevojë ta startojmë atë në dy ndeshje brenda tri ditëve. Por, Suarez është e sigurt se nuk do të luaj” ka thënë tutje Valverde.

Fitorja e Tottenham do ta vinte në presion skuadrën e Inter, e cila me doemos do të duhej të merrte një pikë nga PSV Eindhoven. /Lajmi.net/