Valverde: Nuk ka lojtar në botë që mund të krahasohet me Messin!

Ernesto Valverde është deklaruar i lumtur me fitoren e Barcelonës ndaj Atletico Madridit.

Sport

04/03/2018 19:40

Barcelona me një gol të Lionel Messit, mposhti ndjekësit e parë, skuadrën e Atletico Madridit 1:0, për të rritur diferencën në tetë pikë në renditjen tabelare.

“Nuk ka pasur raste të pastra të tyre. Ishte një ndeshje thelbësore, ne vuajtëm, por jemi të lumtur”, ka deklaruar Valverde në paraqitjen para gazetarëve pas ndeshjes.

“Ishte një lojë shumë e rëndësishme. Pikët e kësaj ndeshje janë shumë të rëndësishme, por nuk janë përfundimtare. Ka ende për t’u luajtur”, ka shtuar Valverde.

Trajneri i Barcelonës, nuk ka mundur të mos flet edhe për Lionel Messin, që shënoi golin e fitores me një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë.

“Nuk ka lojtar në botë që mund të krahasohet me Messin”, është përgjigjur Valverde në pyetjen me golin e argjentinasit./Lajmi.net/