Valverde nuk e konfirmon nëse Messi do të luajë ndaj Leganes

Ernesto Valverde nuk ka mundur të konfirmojë nëse Lionel Messi do të jetë në fushë ndaj Leganes.

Sport

06/04/2018 21:08

Në kuadër të xhiros së 31-të të La Ligas, Barcelona në ‘Camp Nou’ pret Leganes, ku me një fitore do të afrojë edhe më afër titullit, kur dihet se Atletico Madrid udhëton për të zhvilluar derbin me Real Madridin.

“Do të shohim”, u përgjigj fillimisht Vavlerde në pyetjen nëse Messi do të paraqitet ndaj Leganes.

“Ai luajti kundër Romës, ndërsa u la pushim ndaj Sevillas në një pjesë të ndeshjes. Ai kishte disa probleme dhe nuk luajti as me Argjentinën. Është një lojtar që ne duam që të jetë i gatshëm sepse është më i mirë, por duhet të flasim pas stërvitjes”./Lajmi.net/