Valverde: Nuk dua të takohem me këtë kundërshtar në Copa del Rey

Ernesto Valverde nuk dëshiron të takohet me Real Madridin në çerekfinalen e Copa del Rey.

Sport

12/01/2018 07:13

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se nuk dëshiron të takohet me Real Madridin në çerekfinalen e Copa del Rey.

Ai ka thënë se skuadra e tij është në pritje të kundërshtarit por nuk dëshiron të jetë rivali i madh madrilen.

“Nuk e dua Real Madridin në çerekfinale”, u shpreh Valverde, përcjell “lajmi.net”.

“Por, në fund cilido kundërshtar që na caktohet do ta pranojmë”, theksoi ai. /Lajmi.net/