Valverde ‘nervozon’ Messin për “Topin e Artë”

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, Ernesto Valverde tha se nuk i vlerëson fare këto çmime.

Sport

06/12/2017 13:19

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka refuzuar të shfaq mbështetje për Lionel Messin në garë për “Topin e Artë”.

I pyetur se cili e meriton të fitojë “Topin e Artë”, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, Valverde tha se nuk i vlerëson fare këto çmime.

“Unë nuk e vlerësoj fare çmimin. Gjithkush është i lirë të japë shpërblime që ata besojnë se janë të përshtatshëm për lojtarët. Këpuca e Artë, Topi i Artë… Nuk e di sa çmime ekzistojnë, por nuk do të vlerësoja asnjë prej tyre”, tha Valverde. /Lajmi.net/