Valverde ndryshon skemën, Barcelona largohet nga “4-3-3”-shi pas shumë vitesh

Tashmë nuk ka më mistere pasi Ernesto Valverde do të jetë trajner i ri i Barcelonës.

Sport

27/05/2017 11:00

Janë burime të medias pranë klubit katalanas “Mundo Deportivo” të cilat kanë zbuluar se pas finales në Copa del Rey, Valverde do të marrë drejtimin e Barcelonës.

Por me ardhjen e trajnerit të ri te Barcelona me shumë mundësi do të ndryshojë edhe skemën taktike të vendosjes së lojtarëve.

Valverde konsiderohet si një mjeshtër i modulit 4-2-3-1 pasi e ka aplikuar te të gjitha skuadrat gjatë gjithë karrierës.

Ai ka vendosur që të njëjtën filozofi ta implementojë edhe te Barcelona duke përfituar edhe nga faktori që ka në dispozicion jo vetëm një finalizues të shkëlqyer si Suarez por edhe mbështetjen e Neymar dhe Messit.

Kujtojmë që prej një periudhë të gjatë Barcelona aplikon rregullisht skemën taktike 4-3-3 por tashme me ardhjen e trajnerit të ri gjithçka do të ndryshojë.