Valverde: Ndeshja me Eibarin, test i mirë para ndeshjes me Chelsea

Trajneri i Barcelonës është deklaruar pas fitores 0-2 të Barcelonës në fushën e Eibar.

Sport

17/02/2018 23:42

Barcelona me shumë vuajtje shënoi fitore në fushën e Eibar, pas dy barazimeve radhazi në La Liga.

“Objektivi ynë ishte të fitonim pas dy barazimeve radhazi”, ka deklaruar Valverde.

“Eibar ka një mënyrë të luajturi që kërkon që ju të luani në mënyrë të caktuar. Gjithkush vuan në këtë stadium, askush nuk fiton lehtë, madje edhe Atletico Madrid fitoi në minutën e fundit”.

Tutje Valverde ka folur për përballjen e së martës me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

“Ndeshja e së martës është një tjetër histori, ne do të përpiqemi të kemi një performance të mirë. Ndeshja e sotme ishte një test i mirë para atij të së martës”./Lajmi.net/