Valverde: Më mirë do të ishte ky rezultat se fitorja 4:1

Ernesto Valverde është ndarë i pakënaqur me golin e pësuar nga Roma përkundër fitores 4:1 në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

05/04/2018 07:14

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është ndarë i pakënaqur me golin e pësuar nga Roma përkundër fitores 4:1 në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ai ka thënë se më mirë do të ishte një fitore 3:0, se kjo 4:1.

“Nuk jemi ende në gjysmëfinale, kjo është e qartë”, deklaroi Valverde pas ndeshjes në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

“Është një rezultat i mirë por do të kisha preferuar 3:0 më tepër se 4:1”, theksoi ai. /Lajmi.net/