Valverde me deklaratë interesante për Chelsean

Ai mendon që nuk ekziston ndonjë formulë sekrete për të mundur Chelsean.

Sport

13/03/2018 21:16

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur para ndeshjes ndaj Chelseat.

Ai mendon që nuk ekziston ndonjë formulë sekrete për të mundur Chelsean, përcjellë “Lajmi.net”.

“Chelsea është një skuadër që mund të të dëmtojë në çdo moment dhe që mund të variojë në lojën e saj në bazë të rezultateve. Janë në gjëndje të ofrojnë zgjidhje të ndryshme, si shtimi i presionit të lartë, gjë e aplikuar edhe në Londër”, deklaroi Valverde.

“Në mbrojtje janë shumë të fortë dhe kanë cilësi të larta individuale. Nuk ekziston një formulë sekrete për të mundur skuadra të tilla”, shtoi ai. /Lajmi.net/