Valverde mbron transferimin e Boateng, “thumbon” gazetarët  

Transferimi i Kevin Prince Boateng tek Barcelona ka surprizuar audiencën e futbollit, megjithatë trajneri Ernesto Valverde ka mbrojtur këtë lëvizje të skuadrës së tij.

Sport

22/01/2019 21:30

Valverde ka “thumbuar” gazetarët spanjoll pasi ata e cilësuan transferimin e Kevin Prince Boateng si befasues dhe kontravers.

Ai ka thënë se prej kur ka ardhur tek Barca, të gjitha transferimet e tij janë kritikuar, por në fund kanë treguar të kundërtën, duke marrë si shembull Paulinhon, Vidalin e Arthurin.

“Që kur jam këtu, të gjithë kanë qenë transferime kontraverse dhe pastaj…? Keni folur shumë rreth Paulinho, Vidal e Arthur, pastaj ata ju treguan paraqitje të jashtëzakonshme. Gjërat gjithmonë përfundojnë mirë” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

Boateng është transferuar tek Barcelona vetëm në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, por Barca ka të drejtë ta blejë kartonin e lojtarit në fund të sezonit, për 8 milionë euro. /Lajmi.net/