Valverde lë derën hapur për Neymar

Zërat për rikthimin e Neymar në “Camp Nou” kanë bërë bujë ditëve të fundit.

Sport

19/10/2018 19:59

Klubi katalunas nuk bëri shumë për të shuar këto zëra, në një mënyrë duke lënë gjithçka të hapur, përcjell lajmi.net.

Valverde ka thënë se mundësia për rikthim është pak e mundshme por nuk ka mbyllur të gjitha dyert.

“Secila pjesë e sezonit është e mirë për të folur rreth problemeve, mirëpo Neymar aktivizohet me një skuadër tjetër. Është e gjitha spekulim” ka thënë Valverde.

“Nuk është ende periudha e transferimeve kështu që nuk mund të flasim rreth këtyre gjërave.  Gjithçka mund të ndodh në futboll, por çështje ka pak gjasa. Nuk e di. Mbetet të shihet” ka përfunduar trajneri.

Këto fjalë ishin në prag të ndeshjes që Barcelona e luan ndaj Sevillas, para tifozëve të saj. /Lajmi.net/