Valverde largon yllin e madh nga Barcelona (FOTO)

Arda Turan nuk do të mbetet te Barcelona.

Sport

13/08/2017 14:39

Përkundër indikacioneve të vazhdueshme të turkut për qëndrimin në “Camp Nou”, kështu nuk do të ndodhë.

Lajmi vjen nga gazeta “Mundo Deportivo”, që shkruan se Turan e ka kuptuar përfundimisht që nuk është në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde, përcjellë “Lajmi.net”.

Largimi i turkut nga Barca pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme. Opsion real për të mbetet futbolli kinez. /Lajmi.net/

arda_turan324345