Valverde ‘largon’ futbollistin e njohur nga Barcelona

Ernesto Valverde nuk do ta ftojë Denis Suarezin as për ballafaqimin me Getafen.

Sport

10/02/2018 14:01

Denis Suarez vazhdon të mos zë vend në planet e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Strategu i ekipit katalan e ka përjashtuar mundësinë e ftesës për mesfushorin ofanziv për duelin e radhës ndaj Getafes në La Ligë, shkruan “Mundo Deportivo”.

Suarez ka luajtur vetëm një minutë në La Ligë nga 14 janari në Anoeta, përcjell “lajmi.net”.

Kjo vetëm sa ka shtuar sugjerimet se ai do të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/