Valverde largohet nga Barcelona?

Megjithëse sapo fitoi Copa del Rey të shtunën dhe është në prag të triumfit në La Liga, Ernesto Valverde kuptohet të jetë duke konsideruar pozicionin e tij në Camp Nou.

Sport

23/04/2018 17:57

Valverde, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, me një opsion për 12 muaj të tjerë, ka pranuar privatisht se ai po mendon të largohet pas vetëm një sezoni nëse Barça fiton dopietën.

54-vjeçari nuk ka një marrëdhënie të mirë me bordin drejtues dhe ishte Mundo Deportivo ekipi deklaroi se ai mund të shkarkohej nëse Barça nuk do të fitonte Kupën.

Drejtuesit e Barça-s janë të inatosur me trajnerin për shkak të eliminimit nga Champions League ndaj Roma-s. Bordi mendon se ai nuk menaxhoi mirë rocationin e skuadrës duke u fokusuar më shumë në kampionat – megjithëse avantazhi ishte i konsiderueshëm nga vendi i dytë Atletico Madrid, përcjell telesport.

Gjithsesi, Valverde ka mbështetjen e plotë të skuadrës. Lojtarët thuhet të kenë qenë të pakënaqur nga ultimatumi i bordit dhe i kanë shprehur mbështetjen e tyre trajnerit në dhomat e zhveshjes.

Një vendim nuk është marrë akoma, por mundësia që ai të largohet në fund të sezonit ekziston.