Valverde kërkon nga tifozët e Barcelonës të mos shqetësohen për Messin

Trajneri Ernesto Valverde ka kërkuar nga tifozët e Barcelonës që mos të shqetësohen për të ardhmen e Lionel Messit.

Sport

17/11/2017 19:58

Argjentinasi ende nuk ka vazhduar kontratën me Barcelonën, e cila përfundon në qershor të vitit 2018.

Ky fakt, po shqetëson tifozët e Barcelonës, kur dihet se Messi pas dy muajve mund të nënshkroi si lojtar i lirë me cilëndo skuadër.

30 vjeçari ka arritur një marrëveshje me Barcelonën në muajin korrik, por një njoftim nga skuadra lidere e La Ligas, ende nuk ka ardhur.

“Unë ju them atyre se nuk duhen të shqetësohen, dhe të shikojnë Messin dhe të kuptojnë se as ai nuk është i shqetësuar. Është një kënaqësi ta shikosh atë”, ka deklaruar Valverde në konferencën për shtyp./Lajmi.net/