Valverde ia hapë derën Munirit, lojtari duhet të gjejë skuadër të re

Munir El Hadadi duket se nuk do të ketë më paraqitje me skuadrën e Barceloëns.

Sport

07/01/2019 21:30

Lojtari ditë më parë ka refuzuar të nënshkruaj kontratë të re me katalanët dhe për këtë arsye do t’i vuaj pasojat.

Trajneri Ernesto Valverde i ka bërë me dije se nuk do të ketë më hapësira për të, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

E gjitha kjo mësohet të ketë ndodhur para ndeshjes me Getafen ku trajneri e kishte ftuar për bisedë lojtarin.

“Nuk do të jesh i ftuar më” mësohet të kenë qenë fjalët e Ernesto Valverdes.

Besohet se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë që lojtari nuk pranoi të nënshkruaj kontratën e re me skuadrën. /Lajmi.net/