Valverde i pa vendosur, e ardhmja me Barcën në pikëpyetje

Ernesto Valverde duket se nuk ka qartësuar planet në kokën e tij.

Sport

14/10/2018 12:51

Ai po heziton ta nënshkruaj kontratën e re me gjigantin katalunas, raporotn “Sport”.

Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën dhe sipas gjasave do të largohet në fund të sezonit nga “Camp Nou”.

Megjithëse krijoi lidhje të mirë me lojtarët pasi fitoi La Ligan dhe Copa del Rey, ai ende nuk është i bindur.

Edhe pse pëlqehet nga stafi, ata nuk do të këmbëngulin shumë për nënshkrimin e tij. /Lajmi.net/