Valverde i frikëson tifozët e Barcelonës para ndeshjes me Chelsean

Trajneri i Barcelonës ka analizuar përballjen e Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij takohet me Chelsea.

Sport

11/12/2017 17:02

Duke folur për ‘Barca TV’, Valverde ka thënë se Barcelona do të përballjet me kundërshtarin më të vështirë, Chelsea, që është kampion i Premierligës.

“Është një short i vështirë”, ka deklaruar Valverde, përcjell lajmi.net.

“E dinim se na pret një short i vështirë, dhe ne kemi kundërshtarin më të vështirë që mund të përballemi”, ka shtuar ai.

“Ata janë kampionët e Premierligës, por ne duhet të shpresojmë, do të jetë një sfidë interesante”.

Ai tutje ka lavdëruar mesfushorin e Chelsea, Eden Hazard, duke thënë se mund të jetë vendimtar në këtë sfidë./Lajmi.net/